Suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

17:55 | 8 Gusht 2019
L G

Gjashtë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës sot janë suspenduar nga puna. Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, pasi ndaj tyre janë duke u kryer hetime.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës,  Bajram Krasniqi.

“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq në media është bërë e  ditur se në mesin e zyrtarëve të suspenduar është edhe Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme