Google ADS

Suspendohen dy zyrtarë korrektues pasi u arratisën dy të mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

10:17 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme