Më datë 21 tetor të këtij viti persona ende të panjohur kanë vjedhur 21 shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me këtë çështje kanë nisur hetimet nga ana e prokurorisë së shtetit, janë intervistuar disa persona. Ndërkohë që drejtori i SHSKUK’së, Basri Sejdiu ka suspenduar nga detyra dy persona përgjegjës në mini-barnatorën lokale në Klinën e Anestezionit.
Një shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë në QKUK, kushton rreth 138 euro. E rreth 21 të tilla janë vjedhur nga kjo Klinikë nga persona ende të panjohur. Për këtë punë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK’së, Basri Sejdiu ka kërkuar suspendimin e dy përgjegjësve që i kanë pasur qelës e barnatores e cila është e vendosur në Klinikën e Anestezionit. Këtë fakt e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zyra e ud. të drejtorit të SHSKUK’së, Basri Sejdiut.
“Menjëherë ka kërkuar raport me shkrim lidhur me rastin, po ashtu të ftohet policia dhe instancat tjera kompetente. Të merren masa suspendim- pezullim ndaj përgjegjësve (2) që kanë pasur çelësat e kësaj mini- barnatore lokale që shërben për Klinikën e Anestezioni dhe të hulumtohet rasti në tërësi nga organet kompetente”, thuhet në përgjigjen.
E ndërkohë, prokuroria e shtetit është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë çështje. Express, mëson se janë më shumë se 5 zyrtarë të QKUK’së që janë marrë në pyetje për këtë çështje.
Por, zyrtarë të prokurorisë kanë thënë se rasti është duke u hetuar andaj nuk mund të japin detaje të tjera.
“Ju informoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të provave si dhe në identifikimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale. Në këtë fazë, çdo e dhënë lidhur me këtë çështje, mund të na i dëmton hetimet”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
E zyrtarë në SHSKUK, theksojnë se janë në pritje të hulumtimeve nga policia dhe organet tjera kompetente, e poashtu, janë kërkuar deklarata shtesë nga gjithë punëtorët që kanë qasje në ato hapësira të sallave. Puna sipas tyre në bllokun operativ kirurgjik dhe puna është zhvilluar normalisht.
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri