Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi që duke i dëbuar serbët, siç e cilësoi ai, nga institucionet në Kosovë, Albin Kurti e ka vrarë Marrëveshjen e Brukselit, e cila nuk ekziston më pas këtij vendimi.
“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk mbledh një takim në Bruksel dhe ndalon çdo dhunë e aksion kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar nga urrejtja. Çfarëdo që të sjellin ditët në vijim, është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për ta ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për stabilitetin në rajon tani varet nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe Kurti”, tha Vulin, shkruan Tanjug.
Ky reagim i tij erdhi pas shkarkimit të gjyqtares serbe në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, pasi, sipas tij, ajo mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd.
Rreth shkarkimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka deklaruar Stevanoviq është suspenduar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai pretendon se të premten, më 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars./arbresh.info/
LEXO EDHE
Vuçiq reagon pas shkarkimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës – Arbresh.info
U takua me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...