Shkrimtari e publicisti, Veton Surroi, ka shkruar një letër të hapur për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas arrestimit dhe sipas të gjitha gjasave deportimit të gjashtë shtetasve turq të lidhur me lëvizjen gyleniste.
Surroi ka thënë të jetë shqetësuar teksa ka lexuar arsyetimin e kryeministrit Haradinaj, për shkarkimin e dy zyrtarëve, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e AKI-së, se “veprimet e djeshme ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si shtet”.
“Por kam bindjen se akti i ndodhur me gjashtë shtetasit turq qe një sulm ndaj sistemit kushtetues – juridik të vendit, një sulm i bërë nga brenda dhe një sulm, i cili nëse nuk e merr përgjigjen e vet juridike e politike ka potencial të madh të thellojë edhe më uzurpimin e instrumenteve të shtetit dhe kufizimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vendit”, ka shkruar Surroi.
Për Surroin, veprimet që kryeministri i quajti “tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si shtet” janë në fakt shkelje të hapura të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.
Surroi ka theksuar se faktin se Kosova ka marrë vendim administrativ për largimin e këtyre gjashtë qytetarëve turq nga Kosova, por jo për ekstradimin e tyre një vendi të caktuar.
“Legalisht, ata kanë mundur të shkojnë në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi a Maqedoni po të kishin vendosur të kalonin kufijtë tokësorë, apo kudo që të kishin mundur në vijë ajrore. Por, autoritetet kosovare, pa procedurë ligjore ekstradimi, i dorëzuan autoriteteve turke. Kjo do të thotë se autoritetet kosovare kanë qenë bashkëpunëtore në privim jashtëligjor nga liria, rrëmbim. Pra, autoritetet kosovare kanë bashkëpunuar në një vepër penale”, shkruan Surroi.
Sipas Surroit, veprimi që u quajt “i papranueshëm” dhe “kundër vlerave e parimeve tona si shtet” në fakt është shembje e sistemit kushtetues-juridik në themelet e veta të garantimit të drejtave të njeriut.
“Ky veprim i papranueshëm shkel me të dyja këmbët gjashtë nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë automatikisht të zbatueshme si legjislacion vendor dhe ligjet e dala nga ky sistem kushtetues. Pra, është një sulm ndaj sistemit kushtetues të vendit, lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Surroi.
E Surroi ka thënë se sulmi kundër Kushtetutës ka edhe adresa përgjegjësie, madje të përshkruara mu në Kushtetutën e Kosovës.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen