Publicisti Veton Surroi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke folur për dialogun me Serbinë e ka quajtur Presidentin Hashim Thaçi, njeri të paditur.
“Ai është një njeri i paditur dhe flet këso gjëra. Ne nuk kemi nevojë të flasim për kompromise, e as për asnjë gjë tjetër. Duhet të flasim për bazat e një marrëveshjeje paqe me Serbinë”, është shprehur Surroi.
Ai më tej ka sqaruar se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë.
“Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të trajtojë çështjet e ardhmërisë, çështjet e së tashmes, por duhet të trajtojë edhe çështjet e së kaluarës”, tha ndër të tjera publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi.
“Nuk mund ti thuash dikujt eja shit në tregun tim, ndërkohë që ai ndërton kishë mbi varrezën masive. Janë disa gjëra që Bashkimi Evropian i ka provuar dhe i ka sprovuar”, ka thënë Surroi, duke ju referuar tregut të lirë të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...