Surdulli merr mbështetjen e AKR’së për balotazh

22:37 | 6 Nëntor 2017
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar mbështetjen e Aleancës Kosova e Re në garën për kryetar të Kamenicës.

Dega në Kamenicë e AKR’së ka vendosur unanimisht që të përkrahë kandidatin e LDK’së për kryetar, Shaip Surdulli.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së AKR’së në këtë qytet, Fatmir Matoshi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Matoshi ka treguar se AKR dhe LDK kanë nënshkruar marrëveshje edhe për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare në Kamenicë.

Kryetarin e Kamenicës për katër vjetët e ardhshëm do ta përcaktojë balotazhi, që zhvillohet më 19 nëntor, ndërmjet Qëndron Kastratit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Surdullit të LDK’së.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Të dashur qytetarë të Kamenicës
Anëtarë e mbështetës të AKR-së
Dega e AKR-së sonte unanimisht vendosi që të arrijë marrëveshje për bashkëpunim me LDK-në për zgjedhjet e ballotazhit dhe qeverisjen e ardhshme katërvjeqare në Kamenicë.
Ftoj qytetarët e Kamenicës që ta mbështesim kandidatin tonë të përbashkët për Kryetar Komune z. Shaip Surdulli.
Na priftë e mbara.

 

v1_1510002929-677551 v2_1510002943-1444415

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme