Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtësit të dënuarit me 6 muaj burgim, Gëzim Shishani, avokatit Gazmend Halilaj, për mbrojtje të ligjshmërisë kundër aktgjykimit të Gjykatës Apelit.
“Refuzohet si e pabazuar kërkesa e mbrojtësit të dënuarit G.SH, për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, – thuhet në vendim e Supremes të marrë më 23 maj 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim më 14 shtator 2023, të pandehurin Shishani për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar , e ka dënuar me prej 6 muaj burgim.
Këtë vendim Gjykata e Apeli e kishte vërtetuar më 14 dhjetor 2023, duke i refuzuar në tërësi si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit, dhe e kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën dënuese.
Në vendimin e Supremes konstatohet se pretendimet avokati Halilaj, se gjykata e shkallës së parë dhe e dytë nuk kanë bërë vlerësim të qartë dhe të saktë të provave për të vërtetuar se a janë plotësuar elementet qenësore të veprës penale keqpërdorim i pozitës, janë të pabaza dhe të paqarta.
Po ashtu, Supreme thekson se si gjykatë kufizohet vetëm në verifikimin të shkeljeve ligjore, e pretenduar nga paraqitësi i kërkesës.
“Gjykata Supreme kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës(Halilaj) pretendon, mirëpo nuk mund të supozojë se cka ka dashur të thotë paraqitësi i kërkesës” – thuhet në aktgjykimin e Supremes.
Tutje, lidhur me pretendimet e avokatit Halilaj, për shkelje të ligjit penal, Gjykata Supreme ka gjetur se këto pretendime janë të pabaza.
“Është e qartë se veprimi i kryerjes se veprës penale keqpërdorim i pozitës paraqitet në tri forma por se këto forma janë alternative dhe se sipas Supremes nuk duhet të plotësohen në mënyrë kumulative ashtu siç pretendon mbrojtësi”, thuhet
Ndër të tjerash, Gjykata Supreme duke u bazuar në gjendjen e fakteve sipas vlerësimit, ka vërtetuar padyshim se i akuzuari Shishani nuk i kishte kryer detyrat e tij zyrtare me qëllim që vetit t’i sjell përfitim të kundërligjshëm pasuror.
Ndryshe Themelorja për herë të parë e Shishanin e kishte dënuar me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë, por Apeli rastin e kishte kthyer në rigjykim me arsyetimin se aktgjykimi i Themelores nuk ishte përpiluar në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Aktakuza e ngritur më 27 shtator të 2018-ës, e ngarkonte Shishanin, se në cilësinë e udhëheqësit të personelit në Komunën e Drenasit, prej muajit nëntor të vitit 2008, në vazhdimësi deri në muajin korrik 2018, kishe përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Shishani kishte realizuar pagën me koeficientin e pagës 11.3, në vend që të realizonte pagën me koeficient 9.5, ashtu që vetes i kishte sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumën prej 13 mijë e 454 euro e 94 centë.
Sipas Prokurorisë, ai nuk e kishte zbatuar vendimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, me të cilin vendim Shishanit i ishte ndryshuar koeficienti i pagës nga 11.3 në 9.5.
Për këto veprime, Shishani ngarkohej se kishte përfituar 13 mijë e 454 euro e 94 centë, duke e dëmtuar buxhetin e Komunës së Drenasit.
I akuzuari Shishani për këto veprime ngarkohej se ka kryer veprën penale “Përvetësim në detyrë”, nga neni 425, par. 2 lidhur me par. 1 të Kodit Penal, si dhe veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par. 1, të Kodit Penal.
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin