Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-policit Shefku Spahiut për vrasjen e Jetmir Aliaj.
Kështu ka bërë të ditur zyra për media e Gjykatës Supreme përmes një njoftimi për media, shkruan arbrsh.info
“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale të akuzuarit Sh.S. nga S., për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.4 dhe nënpar.1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprës penale manipulim me provat nga neni 397 par.1 të KPRK, duke vendosur përkitazi me ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më 20 maj 2021, me shumicë të votave, aprovoi pjesërisht ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Sh.S., vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.4 dhe nënpar.1.6 të KPRK, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, ashtu që në veprimet e të akuzuarit kjo gjykatë gjen se përmbushen elementet e veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni179 par.1 nënpar.1.4 të KPRK. Në pjesën tjetër aktgjykimi mbetet i pandryshuar”, thuhet tutje në njoftim.
Në seancën publike të kolegjit, të mbajtur me 20 maj, kanë marrë pjesë i akuzuari Sh.S., mbrojtësi i tij, avokati E.K., përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokat A.R., të dëmtuarit H.A., e A.A. Prokurori i Shtetit nuk mori pjesë në këtë seancë, por me parashtresë, propozoi që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimet të vërtetohen.
“Kolegji i Gjykatës Supreme, përmes aktgjykimit PA.II.nr.3/2021, vlerësoi rrethanat rënduese, të cilat i kanë marrë në konsideratë gjykatat më të ulëta, por theksoi posaçërisht rrethanat si në vijim; se vepra penale është kryer me shkallën e lartë të dashjes, i akuzuari ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe se vepra është kryer me armë zyrtare, rrethanë e cila vlerësohet si posaçërisht rënduese nga fakti se vet pozita e të akuzuarit ka shkaktuar pasoja jo vetëm ndaj viktimës, por edhe te besimi në institucionet e sigurisë dhe të qytetarëve në përgjithësi, pastaj rrethanat nën të cilat është kryer vepra pa ndonjë motiv, viktima ka qenë person i pambrojtur dhe nuk ka pasur mundësi të mbrohet, sjellja e tij pas kryerjes së veprës penale, duke tentuar fshehjen e krimit dhe asgjësimit të provave, faktin se viktima ka qenë e moshës së re, i martuar dhe prind i fëmijëve të mitur”, thuhet në njoftimin e Supremes.
Ndaj thuhet tutje, “në rrethanat e sipër-cekura dhe në mungesë të rrethanave lehtësuese”, Kolegji i Gjykatës Supreme ka vlerësuar se “nuk do të mund të justifikojë shqiptimin e ndonjë dënimi më të butë se ai që ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë”.
Në vitin 2020Gjykata Themelore në Prizren, e kishte dënuar me burgim të përjetshëm ish- policin Shefki Spahiun, për vrasjen e të ndjerit Jetmir Aliaj. Vendimi ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit në shkurt të vitit 2021./arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...