Gjykata Supreme ka njoftuar se ka refuzuar përsëri ankesën e kandidatit të pavarur për komunën e Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet në këtë komunë.
Me këtë vendim kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi do të jetë kryetar i kësaj komune.
“Lëndët e regjistruara në Gjykatën Supreme sipas ankesës të kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, me numër AA.nr.56/2021, dhe sipas ankesës së Partisë
Demokratike të Kosovës (PDK) me numër AA.nr.57/2021, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021 të datës 27.10.2021, bashkohen në një lëndë
dhe udhëhiqen sipas lëndës me numër AA.nr.56/2021.
REFUZOHEN të pabazuara ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, dhe ankesa e Subjektit Politik Partia Demokratike e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021, të datë”, thuhet në vendim.
Gjykata Supreme po ashtu ka hedhur poshtë ankesën e PDK-në PZAP, për dënimi e këtij subjekti në vlerë mbi 10 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore, dhe dënimi ndaj kësaj partie mbetet në fuqi./arbresh.info/
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...