Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur Seanca e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, me ç’rast janë miratuar dy mendime juridike, njëri lidhur me paqartësitë në Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe tjetri lidhur me kamatat.
Kryetari Peci, në shtator të këtij viti, ka pranuar kërkesë për mendim juridik nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për të sqaruar paqartësitë lidhur me paragrafin 1 të nenit 64 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur.
Dega penale e gjykatës, ka përgatitur opinionin juridik përkitazi me këtë kërkesë, dhe pas shqyrtimit në seancë, me vota unanime, është votuar nga gjyqtarët, draft-mendimi juridik, njofton Gjykata Supreme, raporton arbresh.info.
Po ashtu, dega civile e gjykatës, ka përgatitur opinionin juridik lidhur me kamatat, ligjin e aplikueshëm, lartësinë dhe periudhën e llogaritjes së kamatave, pasi në praktikën gjyqësore, gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave të instancave më të ulëta, Gjykata Supreme, ka konstatuar praktikë jo unike lidhur me çështjen e kërkesave për kamatën.
Praktika jo unike e gjykatave të instancave më të ulëta kryesisht ka të bëjë me ligjin e aplikueshëm, normën e interesit dhe kohën e rrjedhës së kamatës.
Pas shqyrtimit, edhe ky opinion, u miratua me vota unanime./arbresh.info
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?