Pejë- Gjykata Supreme ka konstatuar se Gjykata e Pejës dhe Apeli kishin shkelur ligjin penal dhe procedural në favor të pandehurve M.N., M.H. dhe A.Ll., të cilët janë punëtorë të Drejtorisë së Kadastrit në Pejë, kur ndaj këtyre të fundit ishte hedhur aktakuza.
Sipas vendimit të pandehurit ngarkoheshin se të dëmtuarit ia kishin refuzuar pas 3 viteve nga paraqitja e kërkesës regjistrimin e pronës në Drejtorinë e Kadastrit në Pejë.
Një vendim i tillë është marrë kolegji i kryesuar nga kryetarja Mejreme Memaj me anëtarët Valdete Daka dhe Nesrin Lushta, duke e aprovuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshshmërisë të Prokurorisë së Shtetit.
Dy instancat gjyqësore kishin pushuar procedurën penale ndaj të pandehurve me arsyetimin se kërkesa e të dëmtuarit për regjistrim të pronës bazuar në vendimin e Gjykatës nuk kishte mundur të bëhet me arsyetimin se gjendja faktike.
Në lidhje me vonesën e procedurës nga ana e zyrtarëve, sipas Gjykatës së Pejës dhe Apelit edhe pse kishte pasur vonesa nuk nënkuptonte se kishte ekzistuar dashja që vendimi i gjykatës për regjistrimin e pronës të mos ekzekutohej.
Mirëpo sipas Supremes, Gjykata e Pejës dhe Apelit gabimisht kishin konstatuar se në veprimet e të pandehurve nuk janë vepër penale dhe më pas në vendim kanë arsyetuar edhe bazën e mungesës së provave.
“Të dy gjykatat kanë dështuar të japin arsyetim ligjor se pse kanë konsideruar se në veprimet të pandehurve nuk formohen elementet e veprës penale ndërsa është kontradiktor arsyetimi se nuk ka prova të mjaftueshme të cilat e mbështesin dyshimin e bazuar se kanë kryer këtë vepër penale. Kjo nga fakti se nëse në veprimet e të pandehurve nuk ka elemente të veprës penale si ka mundur të hedhet akuza se nuk ka prova cilat e mbështesin dyshimin e bazuar se kanë kryer këtë vepër penale”, thuhet në arsyetimin e Supremes.
Sipas Supremes të pandehurit nuk kishin marrë vendimin në afatin ligjor prej 15 ditësh sipas parashihej në Ligjin për Themelimin e Regjistrit të Drejtave të Pronës dhe për këtë kërkesë kishin vendosur pas tri vesh, veprime këto të cilat sipas Supremes janë elemnete të veprës penale të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor.
“Nga të gjitha këto që u tha, rrjedh se në dobi të M.N., M.H. dhe A.Ll. janë shkelur dispozitat e procedurës penale nga neni 384 par.1 nënpar.1.12 të KPPK, dhe ligjit penal kur është hedhur aktakuza për shkak të veprës penale në bashkëkryerje mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga neni 402 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK, dhe është pushuar procedura penale, sepse veprimet e të pandehurve nuk përbëjnë vepër penale dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar. Andaj, nga të gjitha këto që u tha më lartë kjo gjykatë konstatoi shkeljen nga ana e të dy gjykatave, mirëpo kjo gjykatë nuk aprovoi kërkesën e Prokurorit të Shtetit që aktgjykimet të anulohen dhe çështja të kthehet në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë, meqenëse konform nenit 438 par.1 nënpar.1.3 dhe par.2 të KPPK, kjo gjykatë mund të kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit kur kjo është bërë në dobi të pandehurit”, thuhet në arsyetimin e Supremes./BetimipërDrejtësi
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...