Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për dërgimi në rinumërim të 1,472 vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është deklaruar, për procedurat e mëtejme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se KQZ ka pranuar vendimet e PZAP-it.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor. Këtu kam parasysh dy vendimet që kanë të bëjnë me përjashtim nga rezultati të një pjese të fletëvotimeve dhe për rinumërimin e 1,472 vendvotimeve”, ka thënë ai.
Elezi ka thënë se ndaj këtyre vendimeve lejohet ankesë në Gjykatën supreme dhe se sipas tij KQZ duhet ta pres këtë afat.
“Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në”, ka deklaruar Elezi.
Ndryshe në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve,
Ndërsa PZAP-i thekson se kundër këtij vendimi është e lejuar ankesa sipas nenit 118 par.4 të LZP-së, në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda 24 orëve, nga momenti i marrjes së pranimit të këtij vendimi./Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...