Google ADS

Supremja ia zbret dënimin Sylejman Selimit

12:34 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e Avokateve të Gjeneralit të UÇK-s, Sylejman Selimi.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi përmes një statusi në Facebook, shkruan arbresh.info.

“Selimi shpallet i pa fajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.

Me kete aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosoves ka modifikuar aktgjykimin e Gjykates se Apelit te vitit 2016 duke e ndryshuar kete aktgjykim dhe duke e zbritur denimet me aktgjykimet e mehershme.

Ne, Avokatet e Z. Selimi do te vazhdojm mbrojtjen e tij duke kerkuar pafajsin e plote te Z. Sylejman Selimi ngase ai me heret eshte denuar per qellime politike, dhe pa asnje prove kredibile”, ka shkruar Gashi në Facebook./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme