Supremja ia refuzon ankesat e Bekim Jasharit për zgjedhjet në Skenderaj

13:53 | 25 Tetor 2021
F.T

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ishte dërguar 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Këto ankesa ai i ka deponuar kundër Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e akuzon për vjedhje votash.

Sot, kolegjet e Gjykatës Supreme kanë vendosur lidhur me tri ankesat e pranuara ndaj vendimeve të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që kanë të bëjnë me parregullsitë në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor 2021.

  1. Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar.

Nga 98,41 për qind e votave, sa janë numëruar deri tani, kandidati i PDK-së, Fadil Nura, ka marrë 57,99 për qind të tyre, ndërsa Jashari mori 40, 64 për qind të votave. /arbresh.info/

Lexo edhe;

https://www.arbresh.info/lajmet/gjykata-supreme-e-aprovon-kerkesen-e-pdk-se-ne-han-te-elezit/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme