Google ADS

Supremja ia kthen Apelit rastin e Shukri Bujës

14:34 | 30 Mars 2021
A. B.

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Sh.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 442 par.1 të KPRK-së, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësit e të dënuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më 17 mars 2021, vendosi që të miratoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarit Sh.B..

Me aktgjykimin PML 60/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.206/2019 të datës 21.09.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës –Departamenti Special APS.nr.33/2020 të datës 15.12.2020 në pjesën dënuese, përkitazi me këtë të dënuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së dytë në rigjykim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme