Supremja hedhë poshtë ankesën e PDK-së në Prizren dhe Klinë

15:30 | 7 Dhjetor 2017
arbresh.info

Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së,” thuhet në komunikatën për medie të Supremes.

Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë.

Dy ditë më parë, PZAP ka refuzuar ankesat e PDK-së për Prizren, Rahovec dhe Klinë në lidhje me rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme