Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për mbrojtjen e ligjshmërisë paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, e cila pati hudhur poshtë aktakuzën dhe pati pushuar procedurën penale ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Arbresh. info ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Supreme, në te cilën jepen edhe arsyetimet e këtij aktgjykimi.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës në janar të vitit 2016 pati ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe atë për “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Sipas aktakuzës, Enver Hasani, në cilësinë e personit zyrtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më dashje duke e shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme pozitën dhe autorizimin zyrtar me rastin e vendosjes për kërkesën e presidentes së Kosovës, lidhur me dekretin e saj, që kishte të bënte me emërimet e gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme ka vendosur lidhur me rastin KO-155/14, duke nxjerrë aktvendim për papranueshmëri, nga i cili kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme mandatet shtesë si gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës tre persona”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Por një vit më vonë, më 10 janar të këtij viti Gjykata e Apelit e Kosovës pati hudhur aktakuzën dhe pati pushuar procedurën penale ndaj tij.
Sipas vendimit të Apelit, aktakuza ndaj të pandehurit në fjalë, e ngritur me 13.01.2016, nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar, është hedhur dhe ndaj tij është pushuar procedura penale.
Vlerësimi i kësaj gjykate ishte se pretendimet ankimore të mbrojtjes së të akuzuarit janë të bazuara, ngase veprimet inkriminuese për të cilat ngarkohet i pandehuri, nuk përbëjnë vepër penale, për faktin se në to nuk përmbushet asnjeri nga elementet të veçantë të veprës penale për të cilat i pandehuri është akuzuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Gjykata Supreme e Kosovës do të përcaktojë nëse ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, do të gjykohet apo do t’i njihet imuniteti funksional në të cilin ishte thirrur Gjykata Themelore e Prishtinës në vendimin e saj përmes të cilit kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për mundësi të veçantë hetuese.
Sipas aktakuzës, Enver Hasani në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vendosi në lidhje me dekretin e Presidentes që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të 3 gjyqtarëve ndërkombëtarë, Hasani ka shënuar edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan, edhe pse ky gjyqtar nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij./Arbresh.info/Gita Lushi
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...