Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 8 dhjetor 2020, në çështjen penale kundër të pandehurit A.M., për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës se Apelit – Departamenti Special APS.nr.7/2019 e datë 26 nëntor 2019.
Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurin A.M. e kishte shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, duke e gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Në procedurën ankimore, sipas ankesës së Prokurorit dhe mbrojtësit të pandehurit Gjykata e Apelit e Kosovës e kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit dhe aktgjykimin e Themelores, e kishte ndryshuar, ashtu që i pandehuri ishte liruar nga akuza për veprën penale për të cilën është shpall fajtor, për shkak se nuk është provuar se e ka kryer atë./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza