Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë edhe dy ankesa të tjera të dy partive politike, të paraqitura kundër Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP), raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të gjykatës dy ankesat, ajo e Partisë Demokratike të Kosovës dhe tjetra e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pabazuara.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së. Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Ndryshe, një ditë më parë Gjykata Supreme ka hedhur poshtë edhe dy ankësa të PDK-së ndaj PZAP-së për Prizrenin dhe Klinën./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...