Google ADS

 Supremja e dërgon Istogun në rivotim

15:19 | 1 Dhjetor 2017
L G

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që komuna e Istogut të shkoj në rivotim, raporton arbresh.info.

Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë  ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të ankesave të dy partive, LDK-së dhe AAK-së, kolegji i kësaj gjykate ka  refuzuar ankesat e dy partive, pasi ato ankesa kanë qenë të pathemelta. Për këtë sipas gjykatës Istogu duhet të shkoj në rivotim.

“ Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme