Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit, me të cilat mjeku i suspenduar Bekim Dula ishte kthyer në punë në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Supremja ka pranuar ankimimin e QKUK-së dhe lënda e Dulës është kthyer në rigjykim në shkallën e parë.
Dula ishte suspenduar në vitin 2015 me arsyetimin se nuk kishte licencë të kardiokirurgjisë. Para suspendimit të tij gazeta pati raportuar sesi në vitin 2010 Ministria e Shëndetësisë Dulës i pati dhënë të drejtë të ushtrojë këtë profesion, duke u bazuar në dokumentacion joadekuat e të përkthyer në mënyrë të pasaktë. Kërkesës së tij për licencim si kardiokirurg MSH-ja i ishte përgjigjur me një vendim që ia “pranon të drejtën për të ushtruar veprimtarinë e tij në profesionin si kardiokirurg i specializuar në Kardiologji”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pikërisht mungesa e vlerësimit të ekuivalencës së vendimit të MSH-së me licencën për ushtrimin e profesionit të kirurgut të specializuar të kardiokirurgjisë, nga dy shkallë të gjykatës, është njëra nga arsyet pse lënda është kthyer në pikën zero.
“Si gjykata e shkallës së dytë dhe ajo e shkallës së parë nuk kanë vlerësuar se vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë… a është ekuivalent me licencën për ushtrimin e profesionit të kirurgut të specializuar të kardiokirurgjisë dhe atë në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 10/2003, që është kusht për ushtrimin e profesionit të mjekut në specializim të caktuara dhe a janë zhvilluar procedurat në kuptim te nenit 5 -7 të udhëzimit në fjalë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...