Të dhënat e superkompjuterit kanë zbuluar se Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenalit është lojtari me paraqitjet më të dobëta në Ligën Premier këtë sezon – pak përpara Sadio Mane të Liverpool.
Kapiteni i Topçinjve ka pranuar se ai “po lufton shumë” këtë sezon dhe statistikat e thonë këtë, pasi ai ka shënuar vetëm tre gola në 15 ndeshje në kampionat. Sidoqoftë mund të habisë shumë të shohin Mane në vendin e dytë.
Të dhënat janë marrë nga superkompjuteri i Fantasy5, raportuar në The Sun, i cili përdor një algoritëm të bazuar në statistika, duke matur pikët e secilit lojtar përkundrejt rezultateve të tyre të pritshme.
Aubameyang është shumë larg standardit të tij të zakonshëm, duke dështuar në objektivin e tij të performancës javore me një mesatare prej 4.1 pikësh çdo javë.
Mane është i radhës, mesatarisht 3.0 pikë nën shënjestrën e tij javore, ndërsa shoku i tij i ekipit Trent Alexander-Arnold gjithashtu po performon dobët me 2.8 pikë më poshtë.
Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit po lufton për të arritur numrat e pabesueshëm të sezonit të kaluar, ku ai shënoi katër gola në kampionat dhe bëri 13 asistime.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Mason Greenwood është gjithashtu me 2.8 pikë nën mesataren e tij të pritur këtë sezon, pasi shënoi vetëm një herë në 11 paraqitje.
Më poshtë keni formacionin me lojtarët me paraqitjet më të dobëta këtë sezon në Ligën Premier:
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...