Google ADS

Sundimi i ligjit i dobët

15:38 | 19 Prill 2017
M. A.

Ministria e Drejtësisë nga sot ka filluar rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Në një takim të organizuar në ndërtesën e Qeverisë, kanë marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan Greg Delawie e përfaqësuesja e BE-së për Kosovë, Natalia Apostolova, raporton Ekonomia Online.

Prezent në këtë takim ishin edhe krerë të sistemit gjyqësor e atij prokurorial.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, tha se ky rishikim po bëhet pasi që sistemi i sundimit të ligjit vlerësohet të jetë ende i dobët, me gjithë investimet e mëdha në këtë sistem.

Sipas saj rishikimi do të fokusohet në tre drejtime, në harmonizimin e strategjive sektoriale dhe ligjeve të kësaj fushe, llogaridhënien dhe transparencën, si dhe nivelin e bashkëpunimit mes institucioneve.

Sipas saj Kosova është nikoqir i sundimit të ligjit.

“Sundimi i ligjit është i dobët dhe jo funksional. Besojmë se rishikimi funksional do t’i jep shtytje funksionimit të ligjit”, ka thënë ajo.

Kryeministri Isa Mustafa tha se Qeveria sundimin e ligjit do ta zhvillojë në dobi të qytetarëve të Kosovës.

“Ju siguroj se Qeveria në punën e saj do të jetë në anën e ligjit dhe do t’i jep prioritet sundimit të ligjit”, ka thënë ai.

Natalyia Apostola ka thënë se shteti i së drejtës është breng për qytetarët e Kosovës dhe BE-në.

“Shpresoj se kjo analizë e sundimit të ligjit do të përdoret për qëllime të gjetjes së zgjidhjes në kuadër të legjislacionit. Shumica e problemeve janë identifikuar”, ka thënë ajo.

“Gjatë viteve të kaluara ka pasur disa strategji për sektorin e sundimit të ligjit”.

“Gjyqësori nuk funksionon në bllokim institucional”, ka thënë Apostolova.

Ambasadori i ShBA në Kosovë Greg Delawie ka thënë ky rishikim paraqet mundësi për reformimin e sistemit të ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme