Sundimi i ligjit duhet të jetë primar për Kosovën

10:47 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Ditë më parë është bërë lansimi i Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore në Kosovë. Nxjerrja e këtij Udhëzuesi është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, respektivisht Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci tha se udhëzuesi për politikën ndëshkimore në Kosovë është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.

“Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë nuk është obligativ”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij, së shpejti do të fillohet më trajnimin e gjykatësve.

“Me kalimin e kohës do të bëhet një unifikim i dënimeve. Qëllimi është që me gjyqtarë e prokurorë të fillohet me trajnime ku do të sqarohen ato që janë shkruar në Udhëzuesin për Politikën Ndëshkimore në Kosovë. Ky udhëzues përmban 200 faqe”, theksoi ai.

Peci vlerësoi se sundimi i ligjit duhet të jetë primar për Kosovën. “Ka shumë raste që ne të veprojmë. Gjykata e rregullta në Kosovë nuk janë konsistente”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme