Google ADS

Suma jep detaje për të prekurin me koronavirus nga Hani i Elezit

00:05 | 11 Prill 2020
Trina Galanxhi

Hani i Elezit është komuna më e re që futen në hartën e komunave të Kosovës që kanë banorë të prekur me COVID-19.

Kryetari  thotë se i prekuri që vjen nga Komuna e Hanit të Elezit është rast kontakti i tashmë të ndjerit nga Ferizaji që ishte shofer në Bondsteel.

Sipas Sumës personi i prekur nga momenti që ka kuptuar se ka vdekur shoferi i Bondsteel-it ka qëndruar në shtëpi dhe nuk ka lëvizur.

“Sapo kontaktova me personin e prekur. Ai e kuptoi nga unë që rezulton pozitiv me COVID-19. Ai është mirë më shëndet dhe sipas organeve shëndetësore nuk ka nevojë të shtrohet në Klinikën Infektive”, tha Suma për RTV Dukagjinin.

Kryetari i Hanit të Elezit thotë se personi i prekur jeton në një shtëpi ndaras nga Hani i Elezit dhe sipas tij nuk do të ketë nevojë për karantinë të komunës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme