Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve B.Xh dhe V.Xh, nga komuna e Shtimes, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Në komunikatën e dërguar për media thuhet se sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 14 gusht 2024, rreth orës 22:00 në Shtime, sheshi i qytetit “Ahmet Shtimja”, të pandehurit me dashje dhe në bashkëveprim i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit G.B.,në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty dhe fjalosje, fillimisht i pandehuri B.Xh., me mjet të mprehtë-thikë e godet të njëjtin në pjesën e syrit të djathtë, ndërsa i pandehuri V.Xh., me mjet boks të metaltë e godet të njëjtin në shpinë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.
Të pandehurit që nga data 14 gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell