Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht.
Rasti ka ndodhur më 6 dhjetor në rrugën Ahmet Haxhiu në Podujevë, shkruan Arbresh.info.
Dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë 06.12.2024-23:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht. Dy zyrtarët policor viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...