Sulmon viktimën, shkak borxhi

10:25 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Një person i dyshuar është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti për shkak të një borxhi kishte sulmuar viktimën, shkruan arbresh.info.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, mirëpo gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe rreth 4 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë.

Vetura e viktimës është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit viktima është liruar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme