Sulmon fizikisht dy gra, arrestohet prishtinasi

10:47 | 18 Gusht 2022
E.H

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy gra, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njëra viktimë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 17.08.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Lidhur me rastin njërës nga viktimat i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme