Sulmon bashkëshorten, dërgohet në mbajtje

14:03 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj), transmeton arbresh.info.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Prizren, ndërsa viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme