Është arrestuar një grua në Pejë nën dyshimin se ka tentuar ta sulmojë fizikisht një zyrtar të Policisë.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se për motive të panjohura, e dyshuara ka sulmuar fizikisht një burrë, dhe në momentin që ka ndërhyrë personi zyrtar, ajo ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe e ka fyer verbalisht edhe atë.
“Pejë 07.09.2023-17:35 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në rast kishte ndërhyrë personi zyrtar, te cilin po ashtu e dyshuara kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmoj edhe fizikisht”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit