Google ADS

Sulmoi policin jashtë detyrës zyrtare, arrestohet një person në Vushtrri

09:24 | 8 Mars 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Vushtrri, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Bëhet e ditur se zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri 07.03.2024 – 14:48. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima zyrtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme