Google ADS

Sulmoi policët tek sa tentoi të kaloj kufirin ilegalisht

11:23 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme në Leposaviq, është raportuar se zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare kanë tentuar ta ndalojnë një automjet të dyshuar për kontrabandë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari i përkiste etnicitet serb, e duke mos i respektuar urdhrat , me automjetin në lëvizje ka tentuar t’i godas zyrtarët policorë, të cilët për shkak të rrezikimit janë detyruar të përdorin armën zyrtare.

Nuk raportohet për të lënduar dhe as të arrestuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme