Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili dyshohet të ketë sulmuar policët, në Prizren.
Kjo sipas njoftimit ka ndodhur në shenjë pakënaqësie ndaj ndalimit dhe gjobitjes nga policia ku i dyshuari kishte ofenduar dhe sulmuar me çelësa të veturës zyrtarët policorë, shkruan Arbresh.info.
“Me date 06.07.2023 rreth orës 08:30, patrullat policore të Stacionit Policor të Prizrenit, kanë ndaluar një person dhe ishte gjobitur për kundërvajtjen e kryer, në shenje pakënaqësie kishte ofenduar zyrtaret policore e me pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës. Ai , i dyshuari kishte goditur njërin nga zyrtaret policor me çelësa.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndaj tij është inicuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”, bën të ditur Policia.
Ndërkaq ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 orë.
Sipas Policisë, rasti është nën hetime./Arbresh.info
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...