Sulmoi fizikisht një person, policia ia konfiskon armën të dyshuarit në Skenderaj

16:09 | 10 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë fishekë në Skenderaj, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Sipas policisë, arma është konfiskuar pas një mosmarrëveshjeje ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht një person tjetër, shkruan Arbresh.info.

“Arma është konfiskuar në rrugën ” Azem Bejta ” pasi që pas një mosmarveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se ndaj të dyshuarit është inicuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor ‘./Arbresh.info/

Të ngjashme