Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person dje në Prizren.
I njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar dy zyrtarë policorë.
I dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanë mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 29.05.2024-12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut