Një 32-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në Tiranë.
Sipas policisë, D.O. dyshohet për vjedhjen me dhunë të një banese në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë dhe një shumë parash më 15 Janar 2024, shkruan Arbresh.info.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Reaction”, bën të ditur policia.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash”, njofton policia./Arbresh.info/
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...