Google ADS

Sulmohet shoferi i kryetarit të Vushtrrisë

15:30 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Sot paradite në kabinetin e kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku është kërcënuar shoferi i kryetarit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku kërcënimi ka qenë vetëm verbal.

Sipas burimeve është personi i njëjtë i cili ka kërcënuar para një muaji edhe kryetarin Mulaku.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se Policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.

Sipas tij, sulmuesi është ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme