Sulmohet seksualisht një shtetase e Moldavisë në Han të Elezit

10:34 | 4 Gusht 2022
K.B

Një sulm seksual raportohet të ketë ndodhur në Han të Elezit.

Policia njofton se të martën një shtetase e Moldavisë ka raportuar se një burrë e ka sulmuar seksualisht një vajzë, po ashtu shtetase e Moldavisë.

“Hani i Elezit Viti 2021-2022 Më 03.08.2022 ankuesja femër shtetase e Moldavisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Moldavisë”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme