Google ADS

Sulmohet Qendra Kinematografike, shpërndahet filmi “Shok”

16:41 | 8 Shkurt 2016
Arbresh Info

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se ka humbur mbikëqyrjen e faqes së saj zyrtare në Facebook. Dhe këtë që nga data 16 janar.

“Faqja QKK – Qendra Kinematografike e Kosovës është hakuar dhe nuk është në administrim të QKK-së”, thuhet në njoftimin e institucionit më të lartë të kinematografisë në vend.

Sipas njoftimit, rasti është lajmëruar në Polici dhe në Facebook.

E në faqen zyrtare të QKK-së në Facebook, është lanësuar pa autorizim hiç më pak se filmi “Shok” që ka bërë historinë e kinemtagrofisë kosovare, duke u kualifikuar në konkurrencë për garën më të madhe të filmit në botë – “Oscar”.

QKK-ja dhe producentët tjerë të këtij filmi ka disa ditë që po kanë problem me shpërndarjen e paautorizuar të filmit, ndërsa nga ekipi i “Shok” kanë dalë zëra se kjo do të mund ta dëmtojë seriozisht atë në garën për më të mirin e botës në kategorinë e filmit të shkurtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme