Një person i maskuar dhe me shkop bejsbolli ka thyer mbrëmë pas mesnate të gjitha aparatet për furnizim, si dhe xhamat në pompën e derivateve ‘Mini Petrol’ në Zubin Potok, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa pronar i kësaj pompe është Miljan Bozhoviq.
“Pak para orës 2:00 të mëngjesit të sotëm një person me fantomkë në kokë dhe shkop beisbolli ka dëmtuar xhamat dhe aparatet e pompës së derivative që ndodhet në qendër të Zubin Potokut. Dyshohet se ky akt është kryer me urdhër të bosëve të naftës në veri, pasi të njëjtit kanë provuar disa herë ta bindin pronarin që ta lirojë pompën, por pa sukses”, kanë thënë burimet.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në veri sipas së cilës pas marrjes së informatës kanë dal në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme.
“Policia e stacionit në veri ka dalë në vendin e ngjarjes pasi që pronari ka lajmëruar se një person me maskë ka dëmtuar xhamat e pompës. Policia është zhvilluar hetimet në lidhje me këtë rast”, tha për KosovaPress zëvendëskomandanti i stacionit të Policisë në veri Besim Hoti.
Sipas tij rasti është hapur si dëmtim prone.
Mësohet se policia ka dal në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për kapjen e autorit. Ndryshe, ky është sulmi i tretë gjatë një kohe të shkurtër ndaj kësaj pompe të derivateve në Zubin Potok, përfshirë këtu edhe sulmin me granatë gjatë muajit të kaluar, e cila fatmirësisht nuk pati shpërthyer.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut