Besohet se sulmi mbi policin Miliq është kryer me porosinë e bosëve serbë të drogës në veri, pasi që ishte pikërisht Miliq ai i cili dy ditë më parë kishte qenë pjesë e aksionit që kishte gjetur dhe asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë bime marihuanë në Llozhishte të Zveçanit.
Dy ditë më parë Njësit Antidrogë i Policisë së Kosovës në Mitrovicë kishe ndërmarrë një aksion të hulumtimit për drogë në veri të Kosovës, me ç’rast kishte gjetur dhe kishte asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë bimë marihuan. në fshatin Llozhishte të Zveçanit. Njëri prej policëve që kishte marrë pjesë në aksionin e gjetjes dhe aasgjësimit të drogës në këtë fshat, Nebojsha Miliq, është sulmuar fizikisht të enjten në jug të Mitrovicës, në afërsi të Stracionit të Policisë, derisa po lëviztre këmbë, në rroba civile.
Ai është sulmuar nga dy persona, të cilët kishin dalë nga një automjet Audi A3 ngjyrë e zezë me targa 02-502, por që dy germat e fundit nuk janë identifikuar. Ata e kanë rrahur Miliqin deri në alivanosje dhe pastaj me të njejtën veturë kanë ikur në pjesën veriore të Mitrovicës. “Në orët e mesditës së datës 22 qershor 2017, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar fizikisht në Mitrovicë. Si pasojë e sulmit zyrtari policor ka pësuar lëndime i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të personave të dyshuar përfshirë edhe veturën me të cilën të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe se rasti po hetohet për vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Dëshmitarët e rastit i kanë thenë policisë se derisa viktima, që ishte në rroba civile po ecte këmbë afër stacionit të policisë në jug, dy persona kanë dalë nga një automjet të markës Audi A3, ngjyrë të zezë dhe me targa 02 502 -.. dhe kanë filluar ta rrahin me grushte e shqelma derisa është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat, shkruan Zeri.
Sipas tyre, sulmuesit kanë ikur shpejt me automjetin e tyre në drejtim të veriut të Mitrovicës. Ata kanë shprehur dyshimet e tyre se polici Miliq është rrahur nga shqiptarët, me porosi të bosëve serbë të drogës të veriut të Kosovës. Ndryshe, në një aksion të Policisë së Kosovës, Njësia Antidrogë, të realizuar në fshatin Llozhishte në afërsi të Banjskës së Zveçanit, janë gjetur të mbjella saktësisht 3.453 rrënjë bimë të llojit marihuanë. Të gjitha rrënjët janë asgjësuar, ndërsa me urdhër të prokurorit është marrë mostra për analizën laboratorike. Në të njejtin fshat, vitin që shkoi gjithashtu ishte realizuar një aksion i Policisë Antidrogë, gjatë të cilit ishin gjetur sasi të mëdha të rrëjëve të bimës marihuanë dhe të bimëve të llojit kanabis. Ishin gjetur dhe ishin sekuestruar edhe mbi 6 kilogramë marihuanë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...