Një patrullë e policisë kufitare është sulmuar në afërsi të fshatrave Banjë dhe Bubë të Zubin Potokut.
Sulmi ka ndodhur derisa kjo patrullë po tentonte të ndalte një makinë transportuese e cila dyshohej se po kalonte në rrugë ilegale.
Pas këtij incidenti nuk raportohet për të lënduar.
Kështu për Klan Kosova tha Branisllav Radoviq, zëdhënës i policisë për veriun e Mitrovicës.
“Incidenti ndodhi te fshatrat Banjë dhe Bubë ku patrulla kufitare ka tentuar ta ndalojë një makinë transportuese me dyshimin se po kalonte nëpër rrugë ilegale. Makina ngjyrë e kaltër e tejkalon një makine, dhe e godet veturën e policisë. Disa makina dhe njerëz e bllokojnë rrugën dhe kamioni ikën në drejtim të panjohur. Makina dhe njerëzit u shpërndanë dhe patrulla është kthyer në Gazivodë. Nuk ka të lenduar. Është njoftuar njësia rajonale e trafikut për incidentin në trafik si edhe prokurori i cili ka urdhëruar hetimin për veprën e cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri