Google ADS

Sulmohet një punëtore e kompanisë “IPKO”, në qytetin e Pejës

11:05 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme një puntore e kompanisë “IPKO”, është sulmuar në vendin e punë nga një i panjohur ka hyrë në objekin e kësaj kompanie.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel”, në Pejë.

“Viktima, punëtore në kompaninë “IPKO”, derisa ishte në vendin e punës ka hyrë në objekt një person i dyshuar e i pa njohur, në kokë kishte një kapelë dhe fytyrën e mbështjell me një shall, nën kërcënimin e një arme-revole, i ka grabitur pra të gatshme në shumën prej 95 (nëntëdhjetepesë) euro dhe më pas largohet në drejtim të pa njohur”, thuhet në Raportin e Policisë.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme