Sulmohet nga qentë endacakë një femër në Ferizaj

09:21 | 21 Maj 2022
S D

Një femër ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar nga një tufë qensh endacak.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:00 në rrugën e “Reçakut”, në Ferizaj.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima femër kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është sulmuar nga një tufë qensh endacak. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme