Disa persona ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë sulmuar dhe më pas kanë grabitur një bankomat në Komoran.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se rasti ka ndodhur në ora 4:00 të mëngjesit.
“Sot rreth orës 04:00 është kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes, që ka ndodhur në Komoran. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë ajo.
Ajo, thotë se grabitja është bërë duke dëmtuar fillimisht bankomatin me një mjet shpërthyes.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave”, u shpreh Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...