Tre persona janë arrestuar pasiqë të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar me mjete të forta një person në fshatin Belincë të Shtimes.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas edhe në Emergjencë në Ferizaj.
“Me datën 13.03.2024 rreth orës 10:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i lëndimit trupor, ku tre persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në QKMF- Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”- ka thënë ai.
Veseli ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar: N.Q., 41-vjeçar, S.Q., 44-vjeçar dhe S.Q., 20-vjeçar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?