Google ADS

Sulmohet me armë zjarri Njësia e Policisë Kufitare në Bërnjak

23:48 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Para pak çastesh është sulmuar me armë zjarri Njësia e Policisë Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërnjak, në veri të vendit, afër pikës kufitare me Serbinë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic. Sipas këtyre burimeve, për fat të mirë nuk është plagosur asnjë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Para pak çastesh është sulmuar me armë zjarri automjeti i Policisë së Kosovës, i cili ishte duke patrulluar. Automjeti është dëmtuar nga gjuajtjet me armë zjarri, mirëpo nuk ka të plagosur”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, zyrtarisht nga Policia e Kosovës ka qenë e pamundur të merret një konfirmim zyrtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme