Dy persona në Pejë kanë raportuar në polici se derisa ishin duke qëndruar në shtëpi kanë dëgjuar të shtëna me arëm zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre.
Sipas policisë, shkak sdyhsohet se janë borxhet, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur rasti ka ndodhur të shtunën (30.03.2024) rreth orës 23:13.
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM Pejë / 30.03.2024-23:13. Dy ankues kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar), dyshohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve-borxheve.”, thuhet në raportin e policisë.
Ndër të tjera, policia njofton se nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës.
“Rasti po hetohet nga ekipet perkatese policore.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...